OSBE dënon sulmin ndaj familjes së Oliver Ivanoviç
PRISHTINE - Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Jean-Claude Schlumberger ka reaguar ndaj sulmit të djeshëm në anëtarët e familjes së Oliver Ivanoviçit, personalitet politik nga Mitrovica veriore, pjesëmarrës aktiv në aktivitetet parazgjedhore për zgjedhjet lokale në Kosovë.
“E dënoj fuqishëm sulmin që ka pasur si cak bashkëshorten dhe fëmijën e Oliver Ivanoviçit në banesën e tyre, dhe uroj që familja e tij ta tejkalojë këtë ngjarje sa më shpejt”, tha Schlumberger, i cili aktualisht ndodhet në Bruksel ku po merr pjesë në takimin e grupit punues për zgjedhje, të organizuar në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve në mes Beogradit dhe Prishtinës.
“Është e drejtë e secilit individ të vendosë të jetë ose jo politikisht aktiv, si dhe të shpreh lirshëm qëndrimet politike. Askush nuk ka të drejtë të ndikojë ose ndërhyjë në këtë vendim” , citohet ai nga Brukseli në komunikatën e dërguar nga Misioni i OSBE në Kosovë.
Schlumberger u bëri thirrje të gjithëve t’i shmangen dhunës. Ai ftoi akterët relevantë që të reagojnë me shpejtësi ndaj këtij sulmi, të sjellin autorët e sulmit para drejtësisë, si dhe të sigurojnë një ambient të sigurt që mundëson një proces të lirë dhe të drejtë zgjedhor.
Schlumberger po ashtu dënoi të gjitha incidentet tjera që kanë të bëjnë me zgjedhjet të raportuara në Kosovë gjatë disa ditëve të fundit. Misioni i OSBE-së ka për mandat mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut, demokratizimin dhe zhvillimin e sektorit të sigurisë publike.
(er.nu/BalkanWeb)