Meta uron Tsipras dhe e vlerëson për vëmendjen ndaj shqiptarëve
Kreu i Kuvendit Ilir Meta, ka uruar kryeministrin e ri të Greqisë, një ditë pasi kreu i ekzekutivit Helen bëri betimin në Presidencë. Në mesazhin e urimit drejtuar Tsipras, Ilir Meta ka vlerësuar marrëdhëniet me Greqinë.
Meta ka vlerësuar gjthashtu edhe vëmendjen që Tsipras i ka kushtuar shqiptarëve të cilët jetojnë në Greqi, pasi ky i fundit gjatë fushatës elektorale është shprehur pro emigrantëve shqiptarë dhe integrimit të mëtejshëm të tyre në jetën politike dhe ekonomike të vendit.
“Vlerësojmë marrëdhëniet e ngushta me Greqinë. Vlerësojmë vëmendjen tuaj ndaj komunitetit shqiptar në Greqi. Forcimi i ekonomisë greke me rëndësi të madhe për ne”, shprehet Meta në mesazhin drejtuar kryeministrit të ri të shtetit fqinj grek, Alexis Tsipras.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
