Meta vlerëson Finon: Politikan i moderuar, qytetar aktiv e familjar shembullor!

Presidenti Meta ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të politikanit socialist Bashkim Fino. “Ndarja e papritur nga jeta e mikut, kolegut, politikanit të moderuar dhe e Kryeministrit të Pajtimit Kombëtar në vitin e vështirë 1997, qytetarit aktiv e familjarit shembullor, Bashkim Fino, na ka tronditur të gjithëve këtë mëngjes” shkruan zoti Meta. “Dhembje e madhe, që na ka lënë pa fjalë!Ngushëllimet më të ndjera, të prehet në paqe dhe përherë i paharruar në kujtimet tona!” shprehet kreu i shtetit.