Meta zhvillon takime në Ulqin
Pas një takimi me kryetarin e Komunës së Ulqinit, Gëzim Hajdinaga, z. Meta u shpreh i kënaqur që ndodhej në këtë qytet të banuar nga shumicë shqiptare, sepse sikundër cilësoi ai, në këtë vizitë në Mal të Zi nuk mund të mos vizitonte Ulqinin dhe të mos takohej me përfaqësuesit shqiptarë të qeverisë vendore. Duke vlerësuar rolin pozitiv që kanë luajtur shqiptarët në Mal të Zi për pavarësinë e këtij shteti, z. Meta u shpreh optimist se "ata do vazhdojnë të luajnë po këtë rol edhe për integrimin e Malit të Zi në Bashkimin Europian".
Para gazetarëve, z. Meta rikonfirmoi edhe njëherë konkluzionet e takimeve me krerët më të lartë të shtetit malazez, Presidentin Filip Vujanoviç, kryeparlamentarin Ranko Krivokapiç dhe Kryeministrin, Milo Gjukanoviç, për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe, si dhe për përmirësimin e ndjeshëm të infrastrukturës. Ai përmendi me këtë rast përmirësimin e rrugës Murriqan-Ulqin, të rrugës Hani i Hotit-Podgoricë dhe hapjen e pikave të reja të kufirit që lidhin dy vendet.
Zv.kryeministri dhe Ministri i Jashtëm, Meta konfirmoi mbështetjen ndaj shqiptarëve që jetojnë në Mal të Zi, për zhvillimin e identitetit të tyre kulturor dhe arsimor.
Ai pohoi gjithashtu dhe interesimin për zhvillimin e Ulqinit, një qytet me resurse dhe potenciale të mëdha, të cilat duhet ta shndërrojnë atë në një burim mirëqenie, si perlë e Adriatikut që është. "Ulqini do të zhvillohet me një dinamikë të re në të ardhmen dhe marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Malit të Zi do të jenë më intensive", tha z. Meta, duke shtuar se "Mali i Zi do të jetë pjesë e NATO-s, sikundër dhe dy vendet do të jenë pjesë e Bashkimit Europian".