Medvedev akuzon Jushçenkon për keqësimin e marrëdhënieve
"Me Ukrainën kemi një polemikë shumë të ashpër, por kjo nuk është një polemikë mes shoqërive", deklaro Medvedev në një intervistë për revistën gjermane "Der Spiegel".
"Për të qenë krejtësisht i ndershëm, të gjitha polemikat dhe vështirësitë janë të lidhura me një person, presidentin aktual të Ukrainës", vazhdoi ai. "Ai është nën pushtetin e ideve rusofobe. Gjithçka që ka bërë vitet e fundit kishte për qëllim prishjen e lidhjeve tradiconale mes Ukrainës dhe Rusisë", vazhdoi Medvedev. Presidenti rus e ka kritikuar edhe në gusht qëndrimin "antirus" të Ukrainës dhe njoftoi shtyrjen e dërgimit të një ambasadori të ri në Kiev. Shefi i administratës presidenciale të Ukrainës ka akuzuar atëherë Kremlinin për "komplekse imperialiste".
Lidhjet mes Kievit dhe Moskës nuk kanë rreshtur së degraduari që prej zgjedhjes së Jushçekos president i Ukrainës në vitin 2005, i konsideruar në Rusi si nacionalist dhe që përpiqet për anëtarësimin e Kievit në NATO. Rusia shpreson që "forcat më pragmatike do të marrin levat e komandimit" pas zgjedhjeve presidenciale në Ukrainë të parashikuara për në janar, theksoi Medvedev. Jushçenko është kandidat në këto zgjedhje, por, sipas sondazheve ai nuk ka asnjë shans për t'u rizgjedhur.