Meta:LSI,forca e parë politike

Në prag në vitit elektoral Lëvizja Socialiste për Integrim vijon të jetë e bindur se do të jetë forca e parë politike në vend. Kreu i kësaj force politike Ilir Meta, në një konferencë për shtyp, ndërsa uroi për vitin e ri tha se ky vit do ti sjellë fat LSI-së pasi ai ka të gjithë numrat me fat nisur edhe nga historia e kreut të saj. "Të jeni të sigurt që LSI do të jetë forca më e rëndësishme në vend, dhe do të bëjë ndryshimin në Shqipëri", u shpreh Meta. Më tej Lëvizja Socialiste për integrim kishte organizuar një pritje për gazetarët me rastin e Vitit të Ri.