E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta:Opozita i shmanget zgjedhjeve


Opozita ka frikë prej zgjedhjeve dhe për këtë arsye po mundohet tju shmanget atyre. Keto deklarata kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim Ilir Meta i ka bërë menjeherë pas takimit qe pati me kryeministrin e Bosnje Hercegovines Mustafa Mujezinov. Manifestimet e sforcuar, ka vijuar me tej Meta, po tregojnë se kemi të bëjmë me një opozitë gjithnjë e më shumë në pakice. Ndersa sa i takon zgjedhjeve, Meta theksoi se ato do të konfirmojne një realitet të ri të pushtetit vendor dhe LSI do të luaje nje rol te madh.
 

Ndërkaq, sa i takon takimit me kryeministrin e Bosnje Hercegovinës, Meta ka theksuar se gjatë tij është diskutuar mbi vazhdimin e marëdhenieve bashkëpunuesve mes dy vendeve, si dhe interesin e përbashkët qe kane te dyja vendet per të qënë anetare të Bashkimit Europian.

Me heret kryeministri i Bosnje Hercegovines ka takuar dhe Ministrin e Puneve te Jashtme Edmond Haxhinaston, i cili gjate takimit i ka kerkuar kryeministrit, mbeshtetje sa i takon permirësimit të imazhit të rajonit. Nje prej kerkesave te Ministrit të Jashtëm ka qene edhe lehtesimi i levizjes së qytetareve shqiptare drejt Bosnje Hercegovines duke perdorur vetem kartat e identitetit. Kjo vizite e kryeministrit Mujezinov, vjen mbas takimit qe ministri i Jashtem Haxhinasto ka zhvilluar me kreret më të lartë të shtetit në Bosnje Hercegovinë. Gjatë kesaj vizite ai ka takuar dhe trupat shqiptare qe ndodhen në një mision paqëruajtes, duke shprehur mirenjohjen e qeverisë shqiptare për angazhimin e ketyre trupave në drejtim të promovimit të imazhit të Shqiperisë si faktor paqeje dhe stabilitetit në rajon e më gjerë.

 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›