E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Rama, pengesë për liberalizimin e vizave

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta i pranishëm në Elbasan në vijim të turit paraelektoral për zgjedhjet vendore të 8 majit deklaroi se brënda muajit që vjen, shpallet kompania fituese e tunelit Tiranë- Elbasan. Në këtë vepër monumentale për të gjithë Shqipërinë, Meta bëri thirrje dhe për sukseset e radhës, ajo e liberalizimit të vizave.
 

“Kjo është rruga, këto janë projektet te cilët ndihmojnë elbasanasit dhe Elbasanin te ecin në rrugën e zhvillimit europian dhe njëkohësisht të luftimit të varfërisë. Kjo është rruga në të cilën LSI-ja është e vendosur me plot besim tek e ardhmja. Kemi bërë zgjedhje të cilat kanë shpëtuar vendin nga aventurierët dhe objektivi më i madh, heqja e vizave vjen në kohën më të vështirë për të gjithë Europën”.
Më tej, Meta theksoi se PS ka një lidership të papërgjegjshëm, me në krye kreun e PS Edi Rama për të penguar proçesin e liberalizimit të vizave.
 

“8 maji prin ndryshime të mëdha në Elbasan. Elbasani si e gjithë Shqipëria perjetoi dy muaj më parë një nga ngjarjet më të mëdha, për çdo qytetar që ishte dhe një premtim madhor i LSI-së por dhe i këtij kualicioni të qeverisë, heqja e vizave për të gjithë shqiptarët. Ju e dini shumë mirë se pavarësisht nga lumturia e çdo shqiptari jo thjeshte se ju hoq një vizë per ne, por fitoi një të drejtë të merituar, per tju ndjerë si qytetarë”.
 

Në vijim të deklaratës, Meta vuri në dukje objektivat e LSI-së, kjo për ti shërbyer qytetarëve shqiptarë, në cdo lagje, komunë, qytet etj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›