Meta:Përgjimi kriminal për të më bërë shantazh

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta ka reaguar sërish për videopërgjimin duke e cilësuar atë si kriminal dhe tërësisht të provokuar.
Duke paraqitur para mediave kërkesën që kompania i kishte dërguar atij për të zgjidhur bllokimin e proceduarave për tenderin e një HEC-i, Meta theksoi se këto dokumenta tregojnë më së miri se video është një montazh.
“Këto dokumenta tregojnë më së qarti jo vetëm që biseda është një montazh por e gjithë historia është një provokim i qëllimshëm për të mbledheur materiale që më pas do të përdoreshin si shantazh ndaj ish-ministrit” theksoi Meta.
Meta gjithashtu theksoi se ndërhyrja e tij tek ish-ministri i ekononimë Prifti ishte sipas ligjit pasi kompania kishte fituar të drejtat nga Gjykata e Apelit.
“Dokumentat tregojnë që ndrërhyrja ka qënë për zbatimin e ligjit, edhe njëherë tjetër dua të them se gjithë kjo histori është fund e krye jo vetëm një përgjim i paligjshëm dhe kriminal por një montazh i rëndomtë dhe jo prefesional që është mbështetur mbi falsifikimin dhe provokimin dhe në mungesë të plotë të sinqeritetit” shtoi më tej Meta.