Ngjela:Berisha ka 4 ditë kohë për t`u dorëhequr

Kreu i PLD-së Spartak Ngjela i ka bërë thirrje kryeministrit Berisha të dorëhiqet deri më 2i janar, datë ku “opozita e bashkuar” ka paralajmëruar një demostratë për largimin e tij.
Në një konferencë për shtyp, Ngjela ka theksuar se kryeministri Berisha ka 4 ditë kohë për t`u dorëhqur pasi më pas do të jetë populli ai që do të reagojë fort për largimin e tij.
Ngjela duke i bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në demostratën e opozitës theksoi se më 21 janar populli do të fitojë dinjitetin e mohuar.
Gjithashtu Ngjela duke iu referuar edhe seancës së djeshme parlamentare theksoi se kryeministri Berisha nga kriza institucionale ka kaluar në krizë mendore.