Meta:Politika të bashkëpunojë për interesat e vendit

Lëvizja Socialiste për Integrim ka mbledhur sot kryesinë e partisë ku është shpallur zyrtarisht edhe gara për kreun e ri të kësaj force politike. Në fjalën e tij, kreu i saj Ilir Meta vlerësoi rolin e LSI-së në dobi të stabilitetit të vendit por edhe për proceset integruese.
"Po shkojmë drejt një procesi të rëndësishëm për LSI-në por për ridimensionimin e saj të mëtejshëm por edhe për gjithë politikën në vend ku LSI luan një rol të rëndësishëm, përcaktues në dobi të stabilitetit të vendit, në dobi të reformave që duhet të vijojnë me insistim që prespektiva europiane e vendit të vijë duke u përshpejtuar” theksoi Meta.
Ai gjithashtu theksoi se përmbushja e reformave dhe është mënyra më e mirë për përshpejtimin e proceseve integruese të vendit. "Bashkimi Europian ka sfidat e tij dhe mënyrë më e mirë për të realizuar ambiciet tona është përshpejtimi i reformave dhe kjo relalizohet përmes një bashkëpunimi të përgjegjshëm mes klasë politike në Kuvend dhe jashtë tij” shtoi Meta.
Sipas tij klasa politike duhet të ngrihet mbi interesat personale dhe të bashkëpunojë në interes të vendit. “Klasa politike shqiptare nuk ka nevojë për një retorikë destruktive dhe një konflikt që kontaminon jetën politike, por ka nevojë për një bashkëpunim mbi interesat e vendit i cili forcon institucionet, përmirëson ekonominë e vendit dhe i cili nxjerr në pah gjithë pozitivitetin që ka vendi i cili ka si moto përmirësimin e vazhdueshëm” shtoi Meta.
vijon.