E Shtunë, 31 Tetor 2026

Metalla: Rama ne panikun e humbjes, po perpiqet te gjeje alibine e radhes Eva Gjura

Deputeti i Partise Demokratike Osman Metalla, gjate nje interviste per “Koja Jone”, shprehet i bindur se ne zgjedhjet e 23 qershorit, shqiptaret me voten e tyre do t’i besojne serish kesaj mazhorance, e cila ne tete vite qeverisje solli ndryshimin ne Shqiperi, duke shenuar vetem suksese. Sipas deputetit demokrat, kjo mazhorance ka shenuar zhvillime te medha, te cilat kane qene mjaft te rendesishme per integrimin e vendit, sic eshte anetaresimi ne NATO, liberalizimi i vizave, rritja ekonomike etj. Duke u ndalur tek bllokimi, qe opozita i ka bere statusit te vendit kandidat duke mos votuar tre ligjet, deputeti i PD-se thekson se, do te jene shqiptaret, ata qe do t’i japin ndeshkimin e duhur Rames dhe qendrimit te tij bllokues. Per Metallen, qendrimi bllokues i opozites, sic po ndodh edhe ne KQZ, nuk eshte nje veprim spontan, por eshte pjese e filozofise bllokuese te kesaj opozite. “Kjo opozite ka nje fobi nga zgjedhjet dhe kjo eshte fobia e kryetarit te saj, rekordmenit humbes, zotit Rama. Dhe qe tani, ai po pergatitet per alibine e radhes, alibine e justifikimit nga humbja e zgjedhjeve te 23 Qershorit. Qe tani pa filluar zgjedhjet, ai do te krijoje alibine e tij, se zgjedhjet jane jashte standardeve”, ka nenvizuar deputeti i PD.

Zoti Metalla, ka nisur fushata elektorale, ndonese jo zyrtarisht. Perse shqiptaret duhet t’i besojne dhe nje mandati te trete kesaj mazhorance?

Ndonese zyrtarisht fushata elektorale do edhe disa muaj te filloje, praktikisht forcat politike, kane filluar te ndezin motoret e fushates elektorale. Sigurisht qe mazhoranca e djathte do te kerkoje nje mandat te trete dhe madje shkon e sigurte drejt ketij mandati, per shume arsye. Gjithkush mund te mendoje se pas dy mandatesh te kerkosh nje mandat te trete, do te ishte pak e veshtire, por ne kushtet ne te cilat kjo mazhorance del perpara shqiptareve, une mendoj se fitorja e nje mandati te trete, eshte garantuar ne menyren me te sigurte nga ato cfare kjo mazhorances ka bere ne dy mandatet e saja qeverisese. Une po permend vetem disa nga dhjetera e dhjetera arsyet se, perse shqiptaret do t’i besojne mandatin e trete kesaj mazhorance: Se pari kjo mazhorance, qe ne ditet e para te ardhjes ne pushtet, i beri nje lufte pa kompromis krimit te organizuar dhe trafiqeve, e sidomos atyre njerezore. Vetem nje vit pas ardhjes ne pushtet, u nenshkrua marreveshja e asociim-stabilizimit. Se dyti kjo mazhorance beri qe vendi te behej pjese e aleances me te fuqishme te globit – NATO. Se treti, ne saj te shume reformave te bera si dhe te arritjes se shume kritereve, u realizua ai premtim i jashtezakonshem, qe kryeministri i kishte bere qytetareve shqiptare – levizja e lire. Sot te gjithe shqiptaret, levizin te lire drejt te gjithe hapesires shengen. Se katerti, ne te gjithe keto vite te krizes globale, vendi yne ne saje te te gjithe atyre politikave, si dhe te reformave te ndermarra, arriti qe te ruaje ritme pozitive te rritjes ekonomike, duke patur nje nivel mesatar te rritjes te pakten 2% me larte sesa mesatarja e rritjes ekonomike te vendeve te rajonit. Se pesti, kjo mazhorance gjate te gjithe viteve te qeverisjes se saj, ka ngritur rrogat dhe pensionet. Sot te gjithe rrogat e arsimtareve, infermiereve dhe te gjithe administrates publike, jane rritur ndjeshem ne krahasim me pagat qe merrte administrata ne vitin 2005. Sot, diferenca ndermjet pensioneve te fshatit dhe qytetit, eshte ngushtuar ndjeshem. Se gjashti, sot Shqiperia nga nje vend i cili kishte vetem 18% te rrugeve te asfaltuara, ka mbi 70% te rrugeve te asfaltuara, duke bere ne kete menyre te mundur renditjen e vendit, nga nje vend me infrastrukture te prapambetur, ne nje vend me infrastrukture te zhvilluar. Une mund te vazhdoja pambarimisht me shume e shume arsye te tjera, si permiresimin e furnizimit me uje te pijshem, furnizimin me energji elektrike etj. Sot qytetaret shqiptare, e kane harruar zhurmen e gjeneratoreve qe gumezhinin rrugeve te Tiranes dhe ne te gjithe qytetet e tjera te Shqiperise, nga mungesa me ore te zgjatura te energjise elektrike. Ajo qe dua te them, eshte se ne te gjitha keto vite te qeverisjes se djathte, vendi ka ndryshuar, ka ndryshuar ne te gjitha dimensionet e tij dhe se eshte me afer se kurre prane marrjes se statusit te vendit kandidat. Sigurisht nese perballe nuk do te kishim nje opozite, e cila vetem ka bllokuar dhe ndeshkuar qytetaret shqiptare, sot do te ishim vend me kete status. Ndaj dhe qytetaret shqiptare, jane ne gjendje te bejne dallimin ndermjet nje mazhorance, e cila e ndryshoi vendin, solli zhvillimin, beri qe me politikat e saj vendi te perballonte ne menyren me te mire krizen ekonomike, integroi shqiptaret duke i mundesuar atyre lirine e levizjes dhe opozites, e cila ne te gjitha rastet kur duhej te kontribuonte per integrimin e vendit, perdori te gjithe potencialin e saj, per bllokimin e proceseve integruese, deshi te bllokonte liberalizimin e vizave, por nuk ja doli dhe aktualisht mbajti peng statusin e vendit kandidat me mos votimin e tre ligjeve! Ndaj dhe une shpreh bindjen, se qytetaret shqiptare tashme jane ne gjendje te vleresojne progresin, kane krijuar besimin te kjo mazhorance, e cila te gjitha premtimet e saj madhore, i ka realizuar. Askush nuk deshiron regresin, askush nuk deshiron te rikthehet tek blloku, te cilin kerkon te rilinde Rama, por do te mbeshtese ndryshimin, do te mbeshtese kete mazhorance!

PD ka konsumuar dy mandate qeverisese, mendoni se ka ndonje gje qe nuk eshte bere sic duhet, ose sic ju e kishit premtuar?

I pagabueshem eshte vetem ai qe nuk ben asgje! Kjo mazhorance ka punuar dhe ka realizuar shume ne te gjitha vitet e qeverisjes se saj. E rendesishme eshte, qe te gjitha premtimet madhore qe ne i premtuam shqiptareve 4 vite me pare, jane realizuar dhe sigurisht, qe kjo eshte gjeja me e rendesishme. A ka gjera qe ne nuk i kemi bere ne menyren me te mire te mundshme? Sigurisht qe ka, por e rendesishme eshte qe kjo mazhorance, tashme ka nje eksperience te gjere ne qeverisje, ka ndertuar nje standard qeverises, ka ndertuar dhe nje standard te ndeshkueshmerise, ndaj shkeljes se ligjit.

Ka nisur PD punen per zgjedhjet e 23 Qershorit, cfare duhet te rikuperoje per te siguruar fitoren?

Sikurse e thashe dhe pak me lart, fushata zgjedhore nuk ka filluar akoma de jure, por de fakto, PD tashme ka filluar punen, se pari me strukturat e saj, per t’u parapergatitur me pas per fushaten zgjedhore, pra per komunikimin me qytetaret. Ajo cka ne duhet te bejme dhe do ta bejme, eshte bashkebisedimi me cdo qytetar, bashkebisedimi me cdo zgjedhes. Per ne qytetari ka qene dhe mbetet i pari dhe nese ne kemi qene te suksesshem, kemi qene pikerisht se kemi patur interesat e qytetarit ne qender te vemendjes sone. Programi yne eshte program i shnderrimit te vendit, ne nje vend te zhvilluar dhe zhvillimin e integrimi i vendit, behet vetem nga nje force politike, e cila vlereson interesat e qytetareve! Perse nuk e morem ne statusin e vendit kandidat mendoni ju- vetem e vetem se marrja e statusit, cenonte karrigen e Rames dhe perse ishte interes i mbare qytetareve shqiptare edhe perse sektori i bujqesise dhe peshkimit, turizmi, pushteti vendor dhe sektore te tjere, do te perftonin dhjetera milione euro grante, si dhe kredi pa interes. E pra, zoti Rama i ndeshkoi interesat e qytetareve dhe vete qytetaret, duke i bllokuar statusin dhe nepermjet statusit dhe dhjetera miliona euro ndihma e kredi! Ndaj dhe ne, i sigurojme qytetaret shqiptare, se nuk ka interes me madhor sesa interesat e vete qytetareve, nuk ka prioritet me te madh se sa integrimi i vendit ne BE.

Mendoni se PD duhet te paraqitet serish me kete grup parlamentar ne zgjedhje, apo ka nevoje per rifreskim te tij?

Une mendoj, se PD ka patur nje grup parlamentar mjaft dinjitoz, me nje perberje mjaft heterogjene. Ne kete grup, ka patur figura te spikatura nga fusha e ekonomise, mjekesise, transportit, bujqesise, minierave, si dhe nga te gjithe sektoret e tjere. Kontributi i deputeteve te grupit parlamentar te PD, ka qene mjaft i rendesishem dhe sigurisht qe nje gje e tille, eshte reflektuar dhe ne cilesine e ligjberjes. Personalisht, vleresoj mjaft kontributin e kolegeve te mi parlamentare, por duhet thene qe PD eshte forca me e madhe pozitare ne vend dhe si e tille, ne gjirin e saj, ka mjaft figura te tjera me vlera intelektuale dhe profesionale me kontribute qofte politike, qofte intelektuale, te cilat jane te gatshme te ofrojne vlerat e tyre me te mira, per t’u perfshire ne perberjen e ekipit te ri parlamentar, qe do te dale nga zgjedhjet e 23 Qershorit. Ajo cka eshte e rendesishme ne keto zgjedhje nuk jane emrat, por eshte fitorja dhe vazhdimi i ndryshimit dhe progresit te vendit.

Po diskutohen aleancat parazgjedhore. Mendoni se PD duhet te shkoje serish me kete koalicion ne zgjedhje, kam parasysh ketu LSI dhe partite e tjera?

Sigurisht, qe PD, ka nje eksperience mjaft te mire ne krijimin e koalicioneve para dhe pas zgjedhore. Pervec kesaj, ka patur dhe nje eksperience ne te dy mandatet e saj ne bashkeqeverisje me aleatet e saj dhe sigurisht, qe e gjithe kjo ka qene nje eksperience pozitive. Pra, deshiroj te them, qe ne kemi qene mjaft te hapur per koalicione me te gjithe ato forca politike, qe jane per zhvillimin e vendit, qe jane per integrimin e vendit dhe qe kane objektiva qeverisese te njejta, ose te peraferta me ato te PD. Ne kete kendveshtrim, une personalisht shoh te mundur te gjitha alternativat e ndertimit te koalicioneve, para apo pas zgjedhore me forcat e ndryshme politike, qe kane pra, objektiva te aferta me tonat. Edhe ne keto zgjedhje, ne nuk do te jemi te vetem, nuk do te jemi kaq sa jemi, por dhe me shume duke tentuar, qe nepermjet koalicioneve, te perfshijme sa me shume interesa te qytetareve, ne grupin e partive qe do te kompozojne koalicionin e djathte.

Ka serish nje bllokim te punes se KQZ-se nga ana e opozites, persa i perket menyres se votimit. Nga se vjen ky qendrim bllokues i opozites?

Une besoj, se ky qendrim i perfaqesuesve te opozites, nuk eshte nje veprim spontan, por eshte pjese e filozofise bllokuese te kesaj opozite. Nga ana tjeter, kjo opozite ka nje fobi nga zgjedhjet dhe kjo eshte fobia e kryetarit te saj, rekordmenit humbes, zotit Rama. Dhe, qe tani ai po pergatitet per alibine e radhes, alibine e justifikimit nga humbja e zgjedhjeve te 23 Qershorit. Qe tani, pa filluar zgjedhjet, ai do te krijoje alibine e tij, se zgjedhjet jane jashte standardeve e keshtu me radhe per te justifikuar humbjen e radhes, por ju siguroj se kjo mazhorance eshte e vendosur, qe zgjedhjet te zhvillohen ne standardet me te mira dhe te jene te mire pranuara nga te gjithe palet, nga te gjithe faktoret vendas dhe ato te huaj qe do te monitorojne zgjedhjet nga afer. Ne deshirojme integrimin e vendit dhe pa zgjedhje te mira, sigurisht qe nuk ka integrim, ndaj dhe interesi yne eshte qe te kemi zgjedhje sa me te mira. Zoti Rama, nuk e deshiron integrimin, ndaj dhe ai ashtu sikunder beri ne keto kater vite duke njollosur me cdo menyre zgjedhjet e shkuara, me te vetmin qellim, bllokimin e liberalizimit te vizave, do te ndjeke te njejten strategji, per te vazhduar politikat e tij bllokuese.

PS vazhdon te bllokoje 3 ligjet per integrimin, cili do te jete qendrimi i mazhorances gjate ketij sesioni parlamentar. Cdo te behet per te mos u bllokuar integrimi?

Ne fakt, qe ne fillim te pyetjes suaj, me te drejte ju thoni se PS vazhdon t’i bllokoje 3 ligjet e integrimit. Une ju them, se kjo mazhorance ne cdo mundesi te saj, e ka ftuar opoziten qe te votoje 3 ligjet. Ne do te vazhdojme ta bejme kete gje, ne te gjitha rastet, deri sa keto ligje te votohen dhe shqiptaret te marrin statusin. Integrimi eshte prioriteti yne me madhor dhe ne asnjehere nuk do te reshtim se luftuari per realizimin e ketij objektivi. Sigurisht, nese zoti Rama do te vazhdoje te bllokoje, ndeshkimi qe shqiptaret do t’i bejne, do te jete dhe me i thelle.

Ish te perndjekurit, vleresojne vendimin e qeverise, per te shtuar numrin e perfituesve

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›