E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tepelenë, maskat grabisinautobusin Sarandë-Tiranë

Të tjera rreth shkrimit Pasagjerët rrëfejnë momentet e tmerrit TEPELENE- Rifshaqen grabitjet me maska. Rreth orës 24:00 në aksin rrugor Tepelenë- Krahësë në një kthesë afër fshatit Majkosh, dy persona me maska të bardha dhe me automatik kallashnikov i kanë dalë para autobusit të linjës Sarandë- Tiranë, Sr 6941 B, i cili drejtohej nga Sokol Berxhaj, nga Saranda.

GRABITJA
Sipas policisë grabitësit kanë qëlluar tre herë me automatik drejt xhamit të parë të autobusit. Drejtuesi i automjetit ka ndaluar dhe personat me maskë kanë hyrë brenda dhe kanë kërkuar lekët. Shoferi u ka dhënë lekët e biletave dhe disa lekë të tjera që ua mblodhi pasagjerëve në moment dhe ua dha dy personave që rrinin jashtë autobusit. Dy personat e armatosur pasi kanë marrë 30 mijë lekë të reja që ua dha shoferi janë larguar me shpejtësi nga shtrati i lumit Vjosë.

Në autobus udhëtonin 18 pasagjerë, shoferi dhe fatorinoja. Shoferi është larguar nga vendi i ngjarjes bashkë me autobusin e pasagjerët deri në fshatin Iliras dhe më pas kanë telefonuar policinë. Fatmirësisht nuk ka asnjë të plagosur. Një pasagjer është ciflosur në fytyrë nga copat e xhamit por pa asnjë problem për jetën.

OPERACIONI I KERKIMIT
"E gjithë policia e Tepelenës dhjetra forca të drejtorisë së policisë së Gjirokastrës të drejtuar nga drejtori i policisë janë në vendngjarje dhe ka filluar krehja e zonës dhe shoqërimi i personave të dyshuar." Fatmirësisht nuk ka asnjë të plagosur. Një pasagjer është ciflosur në fytyrë nga copat e xhamit por pa asnjë problem për jetën.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›