E Shtunë, 31 Tetor 2026

Metalla e Bogdani në Kuvendin e 5-të të PDSH

Pamje nga punimet e Kuvendit ne Presheve

Metalla dhe Bogdani në Preshevë: Përshëndesim Kuvendin e 5-të të PDSH-së. Urime 100 vjetori i Pavarësisë

Deputetët e Partisë Demokratik Osman Metalla dhe Gert Bogdani kanë  përshëndetur punimet e Kuvendit të 5-të të Partisë Demokratike Shqiptare të Preshevës. Dy deputetët e PD-së, i kanë përcjellë urimin e kryeministrit, Sali Berisha kryetarit të PDSH-së, Ragmi Mustafa si edhe të gjithë shqiptarëve të Luginës së Preshevës, duke i uruar po ashtu edhe për 100 vjetorin e Pavarësisë.

Metalla dhe Bogdani janë pritur mjaft ngrohtë nga shqiptarët e Luginës, ndërsa sipas deklaratës së PD-së, ata kanë marrë falënderime për punën që bën Kryeministri Berisha dhe qeveria shqiptare për të gjithë shqiptarët kudo ku janë.

Kuvendi ka mbyllur punimet me zgjedhjen në krye të PDSH-së të zotit, Ragmi Mustafa.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›