E Shtunë, 31 Tetor 2026

Metalurgët e Kurum protestë para kryeministrisë

Metalurgët e kompanisë Kurum u janë rikthyer protestave. Ata kanë protestuar para kryeministrisë pas ndërprerjes së punës në furrat e shkrirjes për shkak të mungesës së energjisë elektrike.

Metalurgët thonë se ligji ri i energjisë që detyron kompaninë të siguroj vetë energjinë, më shumë dëmton ata se sa vetë Kurumin.
 

Që prej janarit, kompania Kurum nuk furnizohet me energji elektrike duke sjellë ndërprerjen e punës. Sipas ligjit të miratuar së fundmi Kurum është një kompani që hyn në kategorinë konsumatorëve të mëdhenj të energjisë dhe duhet ta sigurojë vetë energjinë eletrike në tregun ndërkombëtar.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›