Basha me fëmijët romë, premton ndihmë për këtë shtresë

Kjo vajzë e vogël nëpërmjet kësaj letre i kujton bashkisë të drejtat e fëmijëve, duke kërkuar ndihmë për arsimimin dhe uljen e paragjyimeve ndaj kësaj kategorie.
Në këtë tyrezë të përbashkët me fëmijët romë, një pjesë e të cilëve vazhdon shkollën por ka shumë dhe nga ata që ndodhen në rrugë, kryebashkiaku Lulzim Basha thotë se ndihma ndaj njerëzve në nevojë është pika e parë e punës së tij.
Ndërsa përfaqësuesi i UNICEF në Shqipëri, Detlef Palm, tha se familjet e varfëra gjenden rrugëve duke u bërë dhe viktima të dhunës.
“Mosbarazia më e madhe mes të varfërve dhe të pasurve shihet qartë në qytet. Fëmijët duhet të shkojnë në kopshte dhe shkolla, por këtu shohim që shumë prej tyre i frekuentojnë ato. Për shkak se familjet janë të varfëra, fëmijët detyrohen të punojnë në rrugë duke u bërë viktima të dhunës. Prandaj duhet që kryebashkiaku ti vendosi fëmijët të parët në axhendën urbane” tha ai.
Basha ka pyetur fëmijët për shqetësimet që ata ndeshin në shkollë dhe në shtëpi, duke thënë se do të kujdeset për të luftuar analfabetizmin dhe për ti regjistruar këta familjarë romë.