Metodat e depilimit tek meshkujt

Heqja e qimeve nuk ishte një praktik e njohur në kohët e hershme për meshkujt. Të jesh me flokë të gjata ishte më shumë një trend “macho”. Megjithatë, ditëve të sotme shumica e djemve heqin në zëro flokët e tyre por edhe kujdesen për trupin e tyre, duke u depiluar, pasi që kanë një influencë nga të famshmit.
Shumica pajtohen se heqja e qimeve dhe flokëve për meshkujt është një praktik e zakonshme. Aktualisht, kjo nuk vlen për të gjithë meshkujt sepse ende ka të atillë të cilët besojnë se të kesh më shumë flokë apo qime është më interesant dhe më mashkullore.
Kjo ka të bëj edhe me ata djem të cilët dëshirojnë të ndryshojnë imazhin dhe paraqitjen e tyre përmes flokëve, por sfidat shtrihen në disa metoda që sot janë të zakonshme. Kjo ndoshta është arsyeje se pse djemtë dëshirojnë që sot të kenë flokë më të shkurtra dhe të depilohen për të pasur sa më pak lesh në trup.
Më poshtë po sjellim disa metoda që përdoren për depilim:
Rruerja – Rruerja është një metodë e zakonshme për djemtë për ta larguar qimet nga fytyra, siç është mjekra dhe mustaqet. Megjithatë, po ashtu mund të përdoret si një metodë për të larguar edhe qimet e padëshiruar në trup, në kokë por edhe në pjesët e padëshiruara. Varësisht sa ju rritën qimet, nga 4 deri në 7 ditë para se të filloni rruarjen e re. Nëse keni lëkurë të ndjeshme është mirë që të shikoni ndonjë opsion tjetër sepse kjo mund të shkaktoj prerje të vogla dhe infektime në lëkurë.
Heqja me faculetë në përgjithësi jep rezultate të mira dhe është një metodë ideale për largimin e qimeve të padëshiruara tek mashkulli. Ndoshta mund të ju kushtoj me shtrenjtë por ajo ka rezultate më të mira dhe qimja rritet më pak, zgjat katër deri në gjashtë javë. Ky proces është kryesisht me dhimbje sidomos në zona ku ka lëkurë të thatë apo të hollë. Vetëm se duhet të siguroheni se duhet të jeni të gatshëm për pak dhimbje dhe të duroni paksa.
Laseri – Heqja e qimeve me laser është një tjetër metodë për largimin e qimeve të padëshiruara. Kjo ndoshta është njëra prej metodave më të mirë por e dhimbshme po ashtu. Problemi i vetëm është se është shumë shtrenjtë.
Produktet për largimin e qimeve është një zgjidhje e mirë nëse nuk keni buxhet të mjaftueshëm apo nëse nuk dëshironi që të keni dhimbje. Mund të përdorni produkte tipike, siç janë kremrat të cilët tashmë gjenden nëpër të gjitha barnatoret dhe dyqanet që shesin kremra të bukurisë. Por, kurrë mos harroni duhet që të konsultoheni me dermatologun para se të blini diçka.
Mashkulli moderne i cili aplikon heqjen e qimeve, aktualisht duhet të përdor kremra që sot në treg janë më bollëk. Nëse jeni një nga këta meshkuj atëherë ka ardhur koha që ta përdorni këtë gjë, por kurrë mos harroni që të kërkon ndihmën e specialistëve të lëkurës. Po ashtu, është shumë e rëndësishme që gjithmonë të bëni tretmane që i përshtaten buxhetit të juaj kështu që duhet të jeni sa më i kujdesshëm në këtë rast.