E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fergie vazhdon mbrojtjen e Aguilera’s

Nga Express më 08 shkurt 2011 në ora 13:36

Këngëtarja Fergie ka vazhduar ta mbroj Christina Aguilera e cila harroi vargjet e himnit kombëtarë gjatë ndeshjes së të dielës në SuperBowl.

“E dini çfarë? Në një ngjarje të këtillë të madhe nervat nuk mund t’ju mbajnë”, ka thënë ylli i grupit “Black Eyed Peas”.

“E kuptoi plotësisht. Ajo është njëra prej këngëtarëve më të mëdha të kohës tonë. Askush nuk mund ta mohoi këtë...Por, bëhem nervoz kur shkruhen gjëra të këqija për të. Ne jemi njerëz dhe gabojmë”, tha ajo.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›