Festivali ndërkombëtar, shfaqet filmi dokumentar "Mes dy dasmave"
Në ditën e katërt të festivalit ndërkombëtar të filmit shfaqet filmi dokumentar "Mes dy dasmave" i regjisorit Esat Teliti. Vetë regjisori Teliti u shpreh se zgjodhi këtë titull për shkak të se personazhi i këtij dokumentari arriti të merrte pjesë në dasmën e lirisë së Kosovës por nuk arriti të bëhej dhëndër. Dokumentari flet për një djalë nga Kavaja i cili mbetet i vrarë në Luftën e Kosovës.
Heroi i këtij dokumentari Indrit Cara shkon në Kosovë ku lufton deri në vdekje pasi nuk arrinte që të duronte padrejtësitë ndaj bashkëatdhetarëve të tij. Ai vjen nga një familje e njohur kavajase dhe jep jetën për liri në Kosovë. Fetivali i filmit do të vazhdojë deri në datën 6 dhjetor ku priten të shfaqen dhe mjaft dokumentarë të tjerë ku në fund do të nderohet me çmim më i miri.