Mezani largohet nga Gjilani

Gentian Mezani nuk do të jetë më trajner i Gjilanit. Tekniku nga Vlora ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i skuadrës kosovare pas humbjes së djeshme në derbi me kampionët në fuqi të Dritës 2-3. Mezani sezonin e kaluar e shpalli nënkampion Gjilanin në sezonin e kaluar duke e kualifikuar për herë të parë në UEFA. Tekniku vlonjat e kishte marë detyrën në mars të vitit 2019, ndërkohë që këtë sezon në 14 ndeshje kanë marë vetëm 23 pikë. Më poshtë komunikata e klubit të Kampionatit të Kosovës.
KOMUNIKATË ZYRTARE
Pas ndeshjes derbi të zhvilluar dje, sot kryesia e klubit mbajti takim së bashku edhe me trajnerin Gentjan Mezani, ku u analizua rrjedha e deritanishme e kampionatit.
Pas insistimit të trajnerit, kryesia e klubit pranoi dorëheqjen e ofruar nga Gentjan Mezani, i cili edhe në periudhen kur mungoi për shkaqe familjare, kishte ofruar dorëheqje por që nuk ishte pranuar.
SC Gjilani e falenderon shumë trajnerin Mezani për punën dhe rezultatet e arritura së bashku në kampionatin e kaluar. Klubi i dëshiron suksese në karrierë Gentjan Mezanit.
Ekipin në ndeshjet në vazhdim do ta udhëheq Drejtori Sportiv Sallah Sherifi.
SC Gjilani
Gjilan 30 Nëntor