E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miccoli e thërret Amaurin

Sulmuesi i Palermos, Fabrizio Miccoli ka ftuar ish bashkëlojtarin e tij Amauri të largohet nga Juventus dhe të kthehet në Sicili. Ylli brazilian ka kaluar periudhë të vështirë në Torino gjatë këtij sezoni dhe spekulohet se mund të largohet nga gjiganti italian.

Ndërsa Miccoli e ka ftuar atë të rikthehet në Palermo. Amauri ? Gjithmonë ka vend për të në Palermo. Personalisht do të më pëlqente të kthehej sepse është futbollist shumë i fuqishëm. Më vjen keq ta shoh në vështirësi”, tha Miccoli për Sky Sport Italia.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›