Michael Buble dhe Luisana Lopilato bëhen me djalë

Michael Buble është bërë baba për herë të parë. Këngëtari 37-vjeçar dhe gruaja e tij Luisana Lopilato kanë mirëpritur në jetë djalin e tyre Noah, pasi 26-vjeçarja lindi në orët e para të mëngjesit të së martës në Vancouver të Kanadasë.
Këngëtari i hitit “It’s e Beautiful Day” nuk nguroi aspak për të dhënë lajmin, duke hedhur një foto në Instagram, ku shfaqen çifti i lumtur dhe bebja e sapolindur në spital.
Sigurisht, fotoja kishte edhe një shënim: “Të ekzaltuar dhe plot mirënjohje për ardhjen në jetë të djalit tonë”.
Michael kishte thënë më parë se, dita kur mësoi se do të bëhej baba kishte qenë “dita më e lumtur” e jetës së tij, teksa çifti mësoi në muajin mars se do të bëheshin me një fëmijë.
Në fillim të këtij muaji, ylli i muzikës zbuloi se po i qëndronte shumë pranë Luisana-s, e cila është nga Argjentina, vetëm në rastet kur ajo shkonte në punë ndaheshin. /Indeksonline/