Hyrem: Kam tentuar të vetëvritem

Aktorja e famshme turke Meryem Uzerli 30-vjeçe, e njohur si Hyrem në serinë “Sulejmani i madhërishëm”, gjatë intervistës me gazetën turke ‘Hurriyet’, ka rrëfyer se si ish i fejuari i saj Can Ate e ka detyruar të abortoj, për çka ajo ka dashur të bëj vetëvrasje.
“Isha në gjendje shumë të keqe kur jam pranuar në klinikën në Berlin. Can ishte tërë kohën pranë meje, por kur e kam kuptuar për shtatzëninë, çdo gjë ka ndryshuar”, ka rrëfyer Meyrem, e cila është në muajin e 4-të të shtatzënisë. I fejuari e kishte braktisur dhe kishte insistuar në abort, për çka kishte tentuar të vetëvritej.
“Është e vërtetë se për shkak të depresionit kam tentuar të kërcej nga balkoni i dhomës së hotelit, por në qastin e fundit më kanë ndalur. Thejshtë doja të vdisja dhe t’ju jepja fund të gjithave”, ka rrëfyer ajo./Indeksonline/