Michael Douglas: Seksi oral nuk shkakaton kancer në fyt
Aktori Michael Douglas pasi ishte në ballinat e gazetave për shkak se kishte deklaruar se seksi oral ia ka shkaktuar kancerin, të martën ai ka demantuar veten duke thënë se seksi oral nuk ia ka shkaktuar kancerin në fyt, shkruan “The Sun”.
Zëdhënësi i tij, Alan Burry ka thënë se aktori ishte keqkuptuar me deklaratat e tij.
Michael nuk ka thënë se seksi oral ia ka shkaktuar kancerin në fyt. Ai vetëm ka thënë se seksi oral mund të shkaktoj kancerin në gojë. Ai nuk tha se seksi oral ia ka shkaktuar kancerin.
I pyetur dje nëse ishte penduar që ka pirë duhan dhe alkool, ai kishte thënë, Jo. Sepse një kancer i tillë shkaktohet nga seksi oral. P.K