Countdowni i Luftës së Dytë Botërore
Countdown i Luftës së Dytë Botërore: e hënë 28 gusht, 1939
Titujt e mediave një javë para shpalljes së Luftës
Vijon nga e mërkura e kaluar
Nga BBC
Nëse ndiqni edicionet e lajmeve të bazuar në raportet e mediave bashkëkohore – ku lajmet e luftës dominonin lajmet e brendshme – merret shije e asaj që mendonin njerëzit në Britani në javën para shpalljes së Luftës së Dytë Botërore
Mision në Berlin
Kryetitull: Ambasadori i Britanisë në Gjermani fluturon përsëri në Berlin me mesazhin e fundit e Qeverisë ndaj Hitlerit.
Sir Neville Henderson, ambasadori britanik në Gjermani, fluturoi nga Londra për në Berlin këtë pasdite me përgjigjen e Britanisë për mesazhin e Hitlerit të datës 25 gusht.
Në këtë mesazh Hitleri kishte përvijuar kërkesat e tij për një zgjidhje të menjëhershme të çështjes së qytetit të lirë të Danzig dhe korridorit polak, si dhe kundërshinë e tij në lidhje më idenë e një lufte mes Gjermanisë dhe Britanisë.
Ky ishte i fundit i një serie të tërë kërkesash për një zgjidhje të së ashtuquajturës Problemi i Danzig që Hitleri kishte ngritur që prej pushtimit gjerman të Çekosllovakisë në mars.
Zgjidhja e Hitlerit ishte që Danzig duhet ti kthehet Gjermanisë dhe se korridori polak duhet ndahet në mes për të lidhur Prusinë Lindore me pjesën tjetër të Gjermanisë.
Megjithatë, Hitleri i kishte duart e lidhura nga një marrëveshje që ai personalisht nënshkroi me Poloninë në janar të vitit 1934, duke dhënë garanci si mbi mos ndryshimin e pozicionit në Danzig ashtu edhe mbi mos kërcënimin e korridorit polak për një periudhë prej dhjetë vjetësh. Britania dhe Franca i premtuan mbështetjen e tyre Polonisë në rast se ajo do të kërcënohej nga një shtet tjetër.
Situata u bë më serioze si pasojë e habisë më të madhe diplomatike të viteve të fundit, vetëm pesë ditë më pare, në 23 gusht, kur Gjermania naziste dhe Rusia sovjetike nënshkruan Paktin e mossulmimit në Moskë. Vetëm pak ditë më vonë Britania riafirmoi mbështetjen e saj ndaj Polonisë me nënshkrimin e aleancës anglo-polake.
Sir Neville informoi qeverinë në lidhje me detajet e kërkesave të Hitlerit, pasi qeveria u mblodh dy herë për të diskutuar reagimin e Britanisë. Në sfond është korrespondenca e kohëve të fundit mes kryeministrit francez, Edouard Daladier, dhe Hitleri, e cila është bërë publike.
Në këtë korrespondencë Hitleri hodhi poshtë sugjerimin e kryeministrit francez se duhet të ketë negociata të drejtpërdrejta midis Gjermanisë dhe Polonisë duke theksuar se nuk mund të toleronte gjendjen aktuale në Poloni.
Mesazhi që Sir Neville çon në Berlin ka të ngjarë që të ri-krijojë politikat e Britanisë për mbrojtjen e pavarësisë së Polonisë dhe të kundërshtojnë çdo formë të agresionit.
Qeveria polake në mbrëmje ka bërë një deklaratë në të cilën mohohen akuzat gjermane mbi terrorizimin e pakicës gjermane në Poloni.
Në Varshavë qyteti tashmë ka përgatitur veten për luftë. Llogoret janë duke u gërmuar, stacionet energjitike duke u përforcuar me thasë rëre dhe njerëzit kanë filluar të bartin maska gazit. Danzig mbetet pikë e nxehtë e konfliktit polako-nazist; katër zyrtarë të tjerë polakë u arrestuan dhe mbrëmë banda naziste sulmuan dyqane polakë në qytet duke thyer dritaret.
Tensioni ndërkombëtar në rritje u reflektua në Ëhitehall sot me ambasadorë dhe komisionerë që arritën për bisedime në Zyrën e Jashtme. Ndërsa në Downing Street kryeministri, Neville Chamberlain, ka zhvilluar bisedime me udhëheqësin e opozitës, Arthur Greenwood dhe Sir Archibald Sinclair, lider i partisë Liberale.
Rreth orës 17:30, Z. Chamberlain u nis drejt Buckingham Palace, ku qëndroi për një orë e gjysmë duke përditësuar Mbretin mbi zhvillimet e fundit ndërkombëtare.
Mblidhet Parlamenti
Kryetitull: Nesër pasdite mblidhet Parlamenti.
Pas mbledhjes së qeverisë sot pasdite u njoftua se Parlamenti – e cila normalisht do të jetë në pushim – do të thirret për tu mbledhur nesër pasdite.
Kur Parlamenti u mblodh të enjten e kaluar u ra dakord që ata do të ishin pushim deri në fund të kësaj jave, edhe pse kryeministri ka paralajmëruar deputetët që duhet të qëndrojnë në gatishmëri në rast se Parlamenti thërritet.
Rregulloret e Emergjencës
Kryetitulli: Qeveria publikon një listë prej 104 rregullore emergjence mbi mbrojtjen e Britanisë së Madhe.
Qeveria ka marrë një varg fuqish shtesë sot, me publikimin e 104 Rregulloreve të Emergjencës. Këto vijojnë miratimin e Aktit mbi Fuqinë e Emergjencave të Mbrojtjes, i cila u shndërrua ligj javën e kaluar. Ato i japin Qeverinë mjetet për të përgatitur vendin për luftë.
Rregulloret janë të ndarë në disa seksione. Të parat ka të bëjë me sigurinë e shtetit dhe përmbajnë një sërë masash parandaluese. Kështu ndalojnë spiunazhin ose ndërhyrjen në shërbimet thelbësore. Gjithashtu mbulojnë personifikimin e oficerëve të policisë, ndërhyrjen me komunikimet në valët radio, mbajtjen e aparateve fotografik në zona të caktuara dhe kontroll më të rreptë të pëllumbave fluturues.
Seksioni i dytë merret me sigurinë publike dhe do të ndikojë çdokënd duke siguruar evakuimin e detyrueshëm të njerëzve, shtazëve dhe pasurive të luajtshme nën urdhrat e Sekretarit të Shtetit.
Gjithashtu merret me masat që duhet të ndërmerren në rast të një sulmi ajror, të tilla si përdorimi i strehimoreve, bashkërendimi i brigadave zjarrfikëse dhe forcave policore, dhe kontrollin e ndriçimit gjatë orëve të errësirës.
Seksioni i tretë jep Admiralëve të marinës kontrollin mbi anijet tregtare dhe kontrollin e avionëve.
Së fundmi rregulloret përmbajnë disa kompetenca shumë të gjera për konfiskimin e tokës dhe pronës, kontrollin e industrisë, si dhe kontrollin hekurudhor dhe të trafikut rrugor.
Edhe pse lista është e gjatë, ajo nuk merret me çështje të tilla si kontrollin e shtypit apo të organizmave të fuqisë punëtore.
Evakuimi
Kryetitulli: Prova për evakuim në masë.
Një sërë provash evakuimi në shkallë të gjerë në vijim të planeve të evakuimit u zhvillua sot në të gjithë vendin. Nëntëqind shkolla në Londër si dhe persona nga rreth 30 fusha të tjera të cenueshme u përfshinë.
Shumë fëmijë të shkollave të mesme, semestri i të cilëve nuk do të fillojë edhe për dy javë të tjera, ishin me pushime dhe kështu humbën përgatitjet, meqenëse Bordi i Arsimit vendosi se kthimi i detyrueshëm ne shkollë nuk ishte i nevojshëm.
Për ata në shkollat fillore, ku semestri i vjeshtës do të fillonte nesër, shkolla filloi një ditë më herët – me çfarë shumica e fëmijëve e jetuan si një aventurë e madhe.
Një deklaratë pas provave tha se plani kishte të bënte me një popullsi shkollore në mbi një milion fëmijë në të gjithë vendin dhe kishte qenë një sukses.
Bomba në Coventry
Kryetitulli: bombë në Coventry punëtorët në grevë.
Pas vrasjes së pesë personave si pasojë e bombës së vënë në një biçikletë të premten e kaluar në Coventry, një numër i madh i punëtorëve hynë sot në grevë. Ata po protestonin meqenëse ishin të detyruar të punonin më punëtorë irlandez.
IRA u fajësua për shpërthimin, në të cilin gjithashtu mbetën të plagosur 100 persona. Bomba ishte lënë në shportën e një biçikletë. Grevistët marshuan në procesion drejt Shtëpisë së Këshillit, ku Kryetari i Bashkisë u kërkoi atyre që të kthehen në punë.
Demonstruesit kaluan një votëbesim të kryebashkiakut të Coventry City dhe pastaj u shpërndanë. Hetimi mbi pesë të vdekurit u hap sot dhe më