Michael Jackson humbet pronesine mbi Neverland

Pop stari Michael Jackson ka humbur pronesine mbi fermen e tij Neverland ne Kaliforni. Tani ajo ka kaluar ne duart e kompanise qe bleu borxhin 24,5 milione dollaresh te kengetarit marsin e kaluar.
Pronari i ri eshte Sycamore Valley Ranch Company, qe e shpetoi fermen nga dalja ne ankand. Nuk dihet se cdo te ndodhe tani me pronen e blere ne 1987 nga Jackson.
Ai synoi ta kthente ne nje kend lojrash dhe ndertoi nje kopsht zoologjik, por ferma u mbyll ne 2006, pasi ai nuk kishte mundesi te paguante njerezit qe e mirembanin.
Jackson nuk ka jetuar ne Neverland qe pas lirimit nga akuza per ngacmime ndaj femijeve ne vitin 2005.