Princi Carls feston sot 60- vjetorin

I njohur per martesen e pare me Dianen, lidhjen me dashurine e perjetshme Camilla dhe impenjimin ne ceshtjet e ambientit, Carls nuk e ka pritur ne fakt me padurim marrjen e fronit.
Faktin se ka qene per nje kohe te gjate trashegimtar dhe jo monark ai e ka shfrytezuar duke u marre me bamiresi e duke u shfaqur ne jeten publike. Carls ka ngritur nje organizate bamirese “Prince's Trust”, qe nga viti 1976, qe ka ndihmuar mijera femije fatkeqe te integrohen.
Kete vit festimet per 60- vjetorin jane organizuar plotesisht nga bashkeshortja Camilla. 200 persona jane ftuar ne festen qe do te mbahet neser ne mbremje ne Highgrove, ku nuk do te mungoje kengetari Rod Stewart, qe sipas shtypit ka hequr dore nga kerkesa e tij per 1 milion sterlina.
Gjithashtu, kete mbremje do te mbahet edhe nje mbremje gala ne Londer ne emer te “Princés Trust”, ku do te jene te pranishem aktoret Rowan Atkinson dhe Robin Williams.