Michael Jackson rikthehet në This is it
Pothuajse dy muaj pas vdekjes së mbretit të popi-it Majkëll Xhekson, gjykata në Los Anxheles ka vendosur që nëpërmjet një filmi, fansat në të gjithë botën të mund të shohin atë që vetë këngëtari e cilësoi si “Rikthimi i fundit”. “This is it”, “Kjo ishte” do të jetë filmi për yllin e muzikës, që pritet të dalë në kinema në muajin tetor.
“This is it” ishte turi që duhet të fillonte në korrik në Londër, ku do të mbaheshin 50 koncerte. Më shumë se 60 milionë dollarë bileta të shitura do të shpenzohen tashmë në realizimin e filmit nga Kolumia Pictures. Elizabeth Guider, një nga drejtueset e revistës Hollivud Reporter shprehet se Majkëll do të jetë sërish në qendër të vëmendjes.
“Njerëzit do të jenë të lumtur ta shohin, do të shohin atë që nuk mundën të shihnin.”
Vdekja e Xhekson është ende nën hetim. Edhe pse raporti i autopsisë ka përfunduar, ende nuk ka një version zyrtar, që shpjegon ndarjen nga jeta të zotit të muzikës, më 25 qershor, në moshën 50-vjeçare.