Michael donte të martohej me Whiteny-n

Whitney Huston dhe Michael Jackson ne kulmin e karrierave te tyre
Michael Jackson e dashuronte Whitney Houston dhe dëshironte të martohej me të. Dy yjet e muzikës amerikane, të cilët tashmë kanë ndërruar jetë, kanë kaluar shumë kohë së bashku në Neverland, ferma e Jackson, para se marrëdhënia e tyre sentimentale të merrte fund. Një prej truprojave të Jackson, Matt Fiddes, i ka treguar për lidhjen e dy yjeve të popit të përditshmes britanike The Sun.
E doja shumë Michael-in dhe mendoj se ka ardhur momenti të heq nga këpucët gurët që më kanë bezdisur prej vitesh, – është shprehur ai në mënyrë figurative. Në këtë mënyrë do tu jepet fund zërave që thoshin se Michael ishte pedofil.
Tërheqje që në momentin e parë
Fiddes, kampion në artet parciale, tregon edhe pikat e dobëta të yllit të Thriller si impotencën për shkak të abuzimit shumëvjeçar me drogën, anoreksinë, obsesionin për flokët që i binin dhe simpatinë për nazistët. Po mbi të gjitha sekretet e Michael Jackson spikat lidhja me Whitney Huston, një histori që nisi në vitin 1991, kur të dy ishin në kulmet e karrierave të tyre.

Takimi pas shume vitesh, kur te dy kishin rene ne varesine e droges
Jackson ishte 31 vjeç dhe Huston 28. U takuan në një studio dhe menjëherë patën tërheqje për njëri-tjetrin. Ata kuptoheshin shumë mirë dhe kishin të njëjtat pikëpamje për shumicën e gjërave. Whitney për pak sa nuk u zhvendos në fermën e Michel, i cili vazhdoi të shpresonte për vite me radhë se ata mund të riktheheshin bashkë, thotë Fiddes.
Lidhja e tyre zgjati vetëm disa javë, por Michael nuk e harroi kurrë kolegen, as kur ajo u lidh për një kohë të gjatë me vëllanë e tij, Jermaine Jackson. 10 vjet më vonë, ata u takuan sërish në një koncert në Madison Square Garden, por jetët e tyre ishin shkatërruar nga droga. / G.N.