E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbytet trageti, 60 viktima në Indi

Nje varke e tejmbushur ne Indi

Të paktën 60 persona kanë vdekur dhe rreth 100 të tjerë rezultojnë të zhdukur pas mbytjes së një trageti në lumin Brahmaputra, në Indi. Trageti u përmbyt gjatë një stuhie dhe sipas raportimeve të para, 150 persona arritën të shpëtojnë duke notuar.

Fati i të tjerëve akoma nuk dihet, por nuk ka të dhëna të sakta as për numrin e pasagjerëve që udhëtonin me traget. Mendohet se në bordin e tragetit ka pasur shumë gra dhe fëmijë. Rreth 60 trupa pa jetë janë nxjerrë nga uji. Dëshmitarë në vendngjarje thanë se kishin parë viktimat teksa merreshin nga rryma e fortë e ujit, pas ndarjes në dysh të tragetit.

Kërkimet për të zhdukurit vijojnë. Zona ku ndodhi aksidenti është e banuar në brigjet e lumit dhe ka shumë ishuj të vegjël, çka ka bërë që varkat të jenë mjet i zakonshëm transporti. Tragetet janë shpesh të tejmbushura dhe shkelet rregullorja për sigurinë.

Në dhjetor të 2010-s, një tragjedi e ngjashme u mori jetën 79 myslimanëve që ktheheshin nga një pelegrinazh, kur barka e tejmbushur me të cilën udhëtonin u mbyt në shtetin Indian West Bengal. / G.N.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›