Mick Schumacher: I lumtur që e ktheva këtë mbiemër në F1

Haas për Kampionatin Botëror të Formula 1, 2021 u zbulua. Mick Schumacher dhe Nikita Mazepin kanë zbuluar makinën e tyre, me të cilën do të debutojnë në garë. Me video në internet, ekipi ka bërë të njohur prodhimin e ri, VF-21, në të cilin mund të shihen ngjyrat e kuqe, blu dhe të bardhë. Ekziston gjithashtu një partneritet i ri me një kompani ruse, siç thuhet nga Gene Haas: “Unë jam i lumtur të mirëpres Uralkali në Formula 1, si një partner i ekipit”, fjalët e drejtuesit të ekipit.
“Jam shumë i lumtur që e solla këtë mbiemër, që e ktheva në Formula 1. Për mua është një burim krenarie. Është si një nxitje për mua dhe më jep motivim çdo ditë”. Mick Schumacher foli gjatë prezantimit. Piloti gjerman do të bëjë debutimin e tij në Formula 1 këtë sezon. Ka shumë pritje për fillimin e kampionatit, i cili do të startojë në Bahrein në fund të muajit.