E Shtunë, 31 Tetor 2026

Microsoftt i bashkohet Google në procesin gjyqësor për mbikëqyrjen elektronike

SAN FRANCISKO- "Microsoft" deklaroi se çështja e kërkesave të shërbimeve sekrete amerikane mbi të dhënat në internet do të shqyrtohej përpara një gjykate, duke qenë se negociatat kishin dështuar.

"Microsoft" dhe "Google" depozituan një ankesë tek drejtësia federale në qershor, duke kërkuar më shumë informacion mbi të dhënat në internet të kërkuara nga qeveria në bazë të ligjit FISA, që lejon mbikëqyrjen e shtetasve të huaj në rrjet. 

"Dy kompanitë ranë dakord në gjashtë raste për t'i dhënë qeverisë kohë për të reaguar me anë të drejtësisë, por bisedimet dështuan", u shpreh këshilltari kryesor juridik i "Microsoft", Brad Smith, në blogun e tij. 

"Shpesh, 'Microsoft' dhe 'Google' qëndrojnë të distancuara. Por sot, dy kompanitë tona janë në krah të
njëra-tjetrës. Vlerësojmë se kemi, sipas Kushtetutës amerikane, të drejtën të ndajmë më shumë informacione me publikun e gjerë", theksoi Smith.
(m.a/afp/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›