Të shtëna me armë në Korçë, policia: Ngjarja për një femër
KORCË- Të shtëna armësh janë dëgjuar sot në lagjen numër 7 të qytetit të Korçës. Sipas të dhënave të para nga policia e qytetit juglindor, mësohet se ngjarja ka ndodhur jashtë një lokali lojrash fati.
Po të njëjtat burime, saktësojnë se një person ka qëlluar ndaj një tjetri, ndërsa kishin një konflikt mes tyre. Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.
Policia e Korçës shton se personi ndaj të cilit është qëlluar me armë u identifikua si M. Hajderlli, ndërsa ende nuk bëhet i ditur emri i personit që qëlloi me armë. Sipas policisë, ka qënë një femër shkaktarja e konfliktit që çoi në përdorimin e armëve.
Autori i ngjarjes, siç deklarojnë blutë e Korçës është shpallur tashmë në kërkim.
(m.a/BalkanWeb)