Middlesbrough bën mrekullinë, eliminon Tottenham në kohën shtesë

Middlesbrough është skuadra e mrekullive. Pas Manchester United, klubi i Championship (Seria B angleze) eliminoi edhe Tottenhamin e Antonio Contes nga Fa Cup, duke fituar 1-0 në kohën shtesë në raundin e 16-të. Përcaktues ka qenë goli i Coburn, i lindur në vitin 2002, në kohën shtesë, në minutën e 107-të. Londinezët, të shpëtuar nga Lloris në më shumë se një rast, janë përjashtuar në mënyrë sensacionale nga gara. Në çerekfinale Manchester City, i cili mundi Peterborough, skuadrën e kategorisë së dytë, 2-0: golat nga Mahrez në 60′ dhe Grealish në 67′.