Middleton, ndërpret pushimin e lehonisë

Më pak se dy muaj pas lindjes së foshnjes mbretërore, dukesha e Kembrixhit shoqëron bashkëshortin e saj në një aktivitet i cili nderon kujtimin dhe pasionet e Lady D.
Kanë kaluar më pak se dy muaj nga lindja e George, më 22 korrik. Dhe ndërsa William, e ka bërë tashmë daljen e parë zyrtare, periudha e lehonisë së Kate Middleton e cila gjatë kësaj kohe qëndron me të birin duke e mbajtur larg aktiviteteve, do të ndërpritet pas pak ditësh.
Ajo do të shkojë në Afrikë, në ndarjen e çmimeve “Tusk Conservation Awards”, çmime për mbrojtësit e kafshëve të egra dhe mjedisit. Do të jetë për krah të shoqit. Kështu është shprehur për mediat angleze një zëdhënës i familjes mbretërore. “Trusti i “Tuskëve” është ndërtuar është sponsorizuar nga Duka prej kohësh. Dhe dukesha dëshiron ta mbështesë atë në këtë iniciativë.”/Indeksonline/