E Diel, 1 Nëntor 2026

Sonte nis “DokuFest” me “DokuPhotos”

DokuFest, edicioni I 12-të me radhë sonte nis aktivetitet e para. Zyrtarisht nis nesër më 17 gusht dhe vazhdon deri më datën 25 gusht. Tema e festivalit sivjet është “THEJI KUFIJTË” I cili synon synon të prekë temë e kufijve fizik dhe konceptual.
Nita Deda, drejtuesja e Komunikimit ka thënë se risi e këtij edicioni janë filmat e selektuar, në të cilin do shfaqen më shumë se 250 filma, nga 2300 sa kishin aplikuar.

“Sonte kemi me e fillu festivalin DokuFest, do të thotë sonte nisin aktivitetet e para me DokuPhotos. Risi e këtij edicioni janë numri edhe më i madh i të interesuarve, kemi 250 filma. Janë kategoritë nga më të ndryshmet. Është një fluks i madh i njerëzve. 250 vullnetarë kanë filluar punën sot”, ka thënë Deda për Indeksonline.

Festivali hapet me shfaqjen e filmit të shquar Stories Ëe Tell nga Sarah Polley në kinemanë Lumbardhi.
Sivjet në Dokufest do të ketë një program të ri garues me filma dedikuar të rinjëve dhe me një juri të përbërë nga të rinjët.
Gjatë ditës filmat do të shfaqen në tre lokacione të mbyllura, në Kino Lumbardhi, Kino Evropa dhe Shtëpia e Kulturës, ndërsa gjatë natës filmat do të shfaqen në Kino Kala, Kino Lumi, Kino Bahce, Kino Evopa Pllato.

Deda theksoi pas një muaji qyteti i Prizrenit do të bëhet me kinema funksionale gjatë tërë vitit të menaxhuar nga DokuFest, falë mbështetjes nga Ambasada Norvegjeze dhe Ambasada Amerikane.

Programi i koncerteve sivjet do të përfshijë grupe muzikore të zhanreve të ndryshme. Koncertet do të hapen më 17 gusht me grupin punk finlandez Pertti Kurkikan Nimipäivät, dhe do të vazhdojnë me Bloody Foreigners, Por-no të cilët po kthehen pas 10 viteve në skenën e DokuNights, dyshja nga Mitrovica Bicalko, grupi nga Parisi Thylacine, ZEA, Physics, KAOS, etj. Nata mbyllëse e DokuNights do të sjell Elina Duni Quartet do të performojë më 25 gusht./Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›