Mid’hat Frashëri, publikohet vëllimi i tetë i veprave të zgjedhura të tij

Këtë të hënë në ambientet e Hotel Tirana Internacional u bë përurimi i vëllimit të 8 i kolonës të veprave të intelektualit te shquar nga më të mëdhenjtë të botës shqiptare Mid’hat Frashëri.
Kolonë e cila po përgatitet nga Uran Butka, Instituti i Studimeve Historike Lumo Skendo.
Në këtë vëllim të tetë janë të përfshira shkrimet albanologjike të dijetarit Mid’hat Frashëri.
Një nga pasardhësit e familjes së Frashërllinjve, i ka dhënë shumë çështjes kombëtare shqiptare, historisë dhe kulturës se saj.
Dy pasuri të mëdha të kombit shqiptar, Arkivi Qendror i Shtetit dhe Biblioteka Kombëtare, kanë në fondet e tyre dhe trashëgiminë e madhe që ka lënë Mid’hat Frashëri, të krijuar prej tij në vite.
“Mid’hat Frashëri mbrojti me pasion Kosovën kundër politikave pushtetuese të shteteve fqinje.
Edhe kur ishte ambasador i Shqipërisë në Greqi, ai mbrojti çështjen çame, duke u përballur me politikat antishqiptare të shpërnguljes dhe shpopullimit të shqiptarëve”.
Do të nxirren në dritë me së paku 12 vëllime krijimtarinë e veprimtarit të shquar Mid’hat Frashëri, pas censurës së rreptë të diktaturës komuniste.
/rtsh.al/