Midis rritjes reale dhe nominale t ekonomis
Politikanet i perdorin statistikat
si te dehurit shtyllat e dritave,
jo per te pare driten por per tu mbajtur.
***
Pak dite me pare Kryeministri deklaroi se Shqiperia po kalon per here te pare ne rritjen ekonomike dyshifrore dhe garantoi se kete do ta deklaronte shume shpejt Banka Boterore dhe Fondi Monetar Nderkombetar.
Jo per nje debat thjesht politik, por nga nje analize profesionale duhet te diskutojme: Se pari, sa reale eshte kjo shifer; dhe se dyti dhe me e rendesishmja, sa afatagjate dhe te balancuar jane faktoret e kesaj rritje.
Konstatohet lehte se rritja dyshifrore e deklaruar nuk perfaqeson treguesin e ritmit te rritjes reale te ekonomise, me te cilin krahasohen ekonomite e te gjitha vendeve.
Ne te gjitha dokumentat e qeverise dhe institucioneve nderkombetare qe asistojne ekonomine tone, rritja reale e ekonomise shqiptare ka vite qe konsiderohet e larte. Dhjete vitet e fundit ajo tenton te jete rreth 5.0%.
Ne studimin e Bankes Boterore 2008 per sfidat integruese te vendeve te Ballkanit Perendimor per vitet 2000-2006, ritmet e rritjes se ekonomise shqiptare jane me te larta se te viteve 1996-2005. Ketu ndikon fakti qe ne vitin 1997 kishim nje rritje ekonomike negative 7%.
Per periudhen 1996-2005 rritja e ekonomise shqiptare ka qene gati 150% me e larte se mesatarja e vendeve te SEE (Shqiperia 5%, SEE 3,37%). Kjo ka ndikuar ne ngushtimin e disnivelit te varferise midis Shqiperise dhe vendeve te rajonit.
Por,ne periudhen 2000-2006 vendet e SEE kane realizuar nje rritje ekonomike me te madhe se Shqiperia (Shqiperia 5,3%,SEE 5,37%),kjo per shkak se jane rritur ritmet e rritjes se vendeve te rajonit.
Ekspertet theksojne se faktoret e trasheguar te rritjes ekonomike po zvogelohen,ndaj pa reforma te thella ekonomia shqiptare nuk mund te ushqeje nje rritje ekonomike te pershpejtuar.
Rritja reale e ekonomise shqiptare ne variantet optimale,pa krize te furnizimit me energji apo fatkeqesi natyrore, parashikohet qe edhe per peridhen 2008-2012 te jete rreth 6%.
Rritja dyshifrore e deklaruar eshte rritja nominale, e cila kur rritja reale eshte 5.5 - 6%, mund te rezultoj dyshifrore nese kemi rritje te inflacionit.
Eshte shume e veshtire per cdo ekspert te ekonomise, por nuk duhet te jete aspak e lehte per politikanet, te deklarojn te vetekenaqur rritjen nominale qe vjen per shkak te inflacionit ne rritje.
Nje rritje e tille e ekonomise shoqerohet me probleme jo te lehta sociale dhe mund te krijoje pasoja negative afatgjata.
Nje rritje me inflacion te larte rndon me shume shtresat e mesme dhe te varfera te shoqerise, e bene gjithnje e me te pabarabarte barren fiskale si dhe shperndarjen e perfitimeve te rritjes ekonomike midis grupeve sociale.
Ekonomistet kane konsensus profesional duke pranuar qe rritja ekonomike me inflacion te ulet eshte me e qendrueshme dhe me e drejte se rritjet ekonomike te shoqeruara me inflacion te rritur.
Ekspertet nderkombetare dhe shqiptare ne kete moment jane duke analizuar faktoret pengues te nje rritje me te shpejte te ekonomise shqiptare dhe sidomos faktoret potenciale, te cilet jane ne nivele te pazhvilluara dhe kane ne vetvete rezerva te medha per te rritur rimet e rritjes se ekonomise shqiptare.
Kjo analize eshte shume dimensionale. Ajo bazohet ne rendesine qe kane faktore te ndryshem, sic jane edukimi, energjia, telekomunikacioni, por sidomos mireqeverisja, ku pronesia, funksionimi i shtetit ligjor, lufta kunder korrupsionit dhe eficenca e enteve rregullatore e mbikqyrese konsiderohen te rendesishme per te ushqyer ritmet e larta te rritjes.
Mireqeverisja, reduktimi i barrierave te biznesit, profesionalizmi dhe modernizimi i administrates publike, rritja e tregtise rajonale, eleminimi i barrierave jo vetem doganore, krijimi i tregut unik rajonal dhe levizja e lire, konsiderohen te rendesishme per te rritur thithjen e investimeve te huaja, per te rritur tregtine rajonale e globale, te cilat sebashku mbeshtesin me mire rritjen ekonomike.
Rritja e performances eksportuese te ekonomise sone, apo nje ekonomi e orientuar nga eksporti,konsiderohen te detyrueshme ne sfidat per qendrueshmerine e rritjes te larte ekonomike.
Ka nje korelacion te forte pozitiv midis thithjes se investimeve te huaja dhe rritjes se aftesise eksportuese te ekonomive tona.
Njekohsisht, eksportet e bazuara ne punen e pakualifikuar apo eksportin e pasurive natyre te paperpunuara nuk kane nje impakt te konsiderueshem ne rritjen ekonomike.
Duke analizuar kete strukture te eksporteve te Shqiperise rezulton se kjo pjese eshte rreth 66 % e eksporteve tona.
Ato jane avantazhe te perkoheshme dhe jo efikase per te mbajtur ritme te larta rritje dhe per nje kohe relativisht te gjate.
Rritja reale dyshifrore e ekonomise shqiptare eshte akoma larg, ndersa rritja nominale dyshifrore nga nivele te rritura te inflacionit, nqs ai do te rritet akoma, mund te jete nje rritje e semure qe kerkon masa parandaluese dhe reforma kuruese.