E Shtunë, 31 Tetor 2026

Migjeni nderohet në 100-vjetorin e lindjes

Në prani të një auditori të zgjedhur intelektualësh, mes të cilëve edhe pjesëtarë e të afërm të familjes së poetit Millosh Gjergj Nikolla, rektori i Universitetit “Luigj Gurakuqi”, Artan Haxhi, foli për vlerat që mban në vetvete Migjeni, i cili më shumti i këndoi qytetit të Shkodrës dhe veriut në përgjithësi, ku kaloi vitet më të shumta të jetës së tij.

Me interes u prit fjala e mbesës së Migjenit, Angjelina Ceka, e cila përcolli në emër të të afërme të poetit, përshëndetjet më të përzemërta për organizatorët.

Më 13 tetor mbushen 100 vjet nga lindja e Millosh Gjergj Nikollës, një ndër poetët që ka lënë gjurmë të thella jo vetëm në Shkodrën ku lindi, por në tërë trojet shqiptare.

Ndonëse u nda nga jeta në moshën 27-vjeçare, vepra që la pas e ka bërë atë të pavdekshëm në brezat e mëvonshëm.

Në shenjë respekti ndaj kësaj figure shumëplanëshe, pushteti lokal në bashkëpunim me teatrin “Migjeni”, kanë përgatitur një sërë aktivitetesh.
/Start/E.B/

                                                                                             2011-10-10 18:01
   

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›