E Diel, 1 Nëntor 2026

Stiv Xhobs vdiq nga problemet me sistemin e frymëmarrjes

Në certifikatën e paraqitur në Departamenti i Shëndetësisë i Santa Clara County, California, profesioni i Xhobsit ishte paraqitur si “sipërmarrës i teknologjisë së lartë”.

Bashkëthemeluesi i “Apple” vdiq me 5 tetor në moshën 56-vjeçare, në shtëpinë e tij në Paolo Alto. Nuk u krye asnjë ekzaminim pas vdekjes së tij teksa u varros të premten me 7 tetor.

Xhobs në vitin 2004 bëri public faktin se vuan nga kanceri në pancreas. Pesë vite më vonë ai kreu një transplant në veshkë. Në janar të vitit 2011 ai mori leje mjekësore para se zyrtarisht të jepte dorëheqjen si drejtor ekzekutiv i kompanisë në muajin gusht.

Të hënën, “Apple” njoftoi se ka marrë më shumë se një milion para-porosi për iPhone S4, duke thyer kështu edhe rekordin e vendosur nga iPhone 4 kur u publikua në vitin 2010./Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-10-11 08:54
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›