E Shtunë, 31 Tetor 2026

Migjeni që nuk mund dhe nuk duhet të harrohet

Hysni Lekaj

-Millosh Gjergj Nikolla (Migjeni) u nda nga jeta tokësore 75 vjet më parë, natën e 26 Gushtit 1938, larg Mëmëdheut. Nuk i kishte mbushur 27 vjet! Në këtë përvjetor shqiptarët festojnë "rilindjen"e gjeniut pas gati çerek shekulli censurë nga më të egrat e më të errëtat që ju bënë veprës e jetës së

tij .Censurë që ishte pjesë e zbatimit në praktikë të teorisë famëkeqe antishqiptare e ashtuquajtur "Terapia e Shokut", përpunuar jashtë e zbatuar me fanatizëm brenda, nga një sistem primitivo-feudal. Kjo teori, që nuk u zbatua vetëm në ekonomi, por në tërë jetën e shoqërisë kërkoi deri në absurditet

të modifikohej edhe truri i shqiptarëve, të fshihej nga memoria, jo e keqja, por e mira, vlerat e akumuluara në 100 vjet shtet në art, kulturë e me radhë. E më pas, mbi trurin "asfalt" të kultivoheshin antivlerat. Vepra e Migjenit, pas çerek shekulli censure, ku në vend të përmendoreve të "fëmijëve te ngrimë" të legjemdës së misrit, u ngritën përmendoret e inkuizitorëve të përparimit, përfaqësuar  nga Zogolli e "zogj" nate të tjerë që ndollën e mbollën vetëm zi. Arti të Migjenit nuk arritën t’ia zbehin shkëlqimin as ata pseudointelektualë që direkt apo indirekt, u bënë pjesë e censurës. Është fjala për ata firmëtarë peticionesh për të përjetësuar krimin e korrupsionin politik, e për të harruar veprën e poetit. Këta "ballinj të kombit", jo vetëm nuk u kujtuan t’i festonin datëlindjet e gjeniut shqiptar, por edhe kur titulli “Nder i Kombit” u dha poshtë tavolinave të antishtetit e pas pilafit, nuk firmosën asnjë

peticion kundër sistemi obskurantist. Turp që duhet ta mbajnë mbi supe edhe ata kalemxhinj të letrave që në këto vite kanë shpresuar që mund të mbulohej Migjeni me shoshë...Ridimensionimi i veprës së Migjenit, në këtë 75 vjetor, jo vetëm përkon, por është pjesë integrale e krizës së thellë që po përjeton shoqëria shqiptare në këtë çerek shekull,i aq e ngjashme me atë të viteve  '30, kur jetoi e shkroi veprën autori. Vetëm duke bërë këtë paralelizëm, kuptojmë që realiteti që sot jetojmë, gjen

aq vërtetësi në veprën e Migjenit, të shkruar 75 vjet më parë...Si mund ta kenë merituar çmimin “Nobel” me dhjetëra ekonomistë "neoliberistë", që shpesh, me "kontributet" e tyre kanë sjelle varfëri papunësi, pabarazi e mjerim? E të mos e meritojë vepra e Migjenit që i kalon kufijtë e Shqipërisë e që me artin e tij ndihmoi vegjëlinë të jetojë me dinjitet? Le të shpresojmë që ky 75 vjetor i “Uraganit Migjeni” ta shkundë shoqërinë nga letargjia duke rigjetur vlerat e në të njëjtën kohë të rivlerësojë të  shkuarën, pa të cilën nuk mundet një popull të ketë të ardhme.


Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›