E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mihajloviç, trajneri i ri i Katanias

Lajmin e konfirmon administratori i deleguar i Katanias, Pietro Lo Monako, i cili ka saktësuar se Mihajloviç ka nënshkruar një marrëveshje deri në qershor të vitit 2011. Këtë javë, skuadra do udhëtojë drejt Romës, ku do kërkojë t’i largohet vendit të fundit, që e mban së bashku me Sienën.

Në një deklaratë në faqen e internetit, klubi siçilian ka komunikuar shkarkimin e Atzorit, për të cilin shkon “një falederim për punën dhe seriozitetin e tij, duke i uruar fat në karrierën e tij në të ardhmen”.

Ish-mbrojtësi i Lacios dhe Interit (si dhe zëvendësi i Roberto Mançinit tek Interi) ka pasur edhe një përvojë jo fort të suksesshme në stolin e Bolonjës. Krahu i djathtë i serbit do të jetë Dario Markolin.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›