E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sytë në “San Siro”, për të parë...Dominguez

Agjenti i sulmuesit, Jorge Kiertspiler, ka pranuar interesimin e Juventusit për klientin e tij. Kampioni i Botës me Argjentinën U-20 në vitin 2001 mund të jetë lojtari më i kërkuar gjatë merkatos së janarit, duke parë që kontrata e tij me rusët skadon në fund të këtij sezoni dhe në qershor mund të largohet me parametra zero.

Klubet më të mëdha italiane, Interi, Milani dhe Juventusi janë vënë në gjurmët e Dominguezit, megjithatë, agjenti shton se nuk janë vetëm ekipet italiane ato që interesohen për futbollistin argjentinas. Edhe skuadra nga Spanja janë të interesuara për mesfushorin e kampionëve të Rusisë.

Gjithsesi, sipas Kiertspiler, gjithçka do të vendoset pas ndeshjes me Interin. 28-vjeçari zotëron një teknikë të lartë, por gjithashtu është tepër emocional, gjë që e ka kushtëzuar disa herë, duke dalë nga loja me karton të kuq, të cilët mund të shmangeshin.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›