Mihja Dy vajza ne gjendje te rende

Drejtori i Spitalit Ushtarak, Bedri Mihja deklaroi se dy prej vajzave që
ndodhen në reanimacion janë në gjendje të rëndë, dhe për to po tregohet
kujdesi dhe asistenca maksimale nga i gjithë ekipi mjekësor.
Drejtori Mihja deklaroi se Florie Peci dhe Briselda Gubere janë në koma, me frymëmarrje artificiale dhe dëmtimet e tyre janë serioze, por shpresat për përmirësim janë të mëdha.
Megjithatë ende nuk mund të flitet për ndonjë transportim të tyre, për kurim të specializuar jashtë vendit për shkak të kushteve në të cilat ato ndodhen.
Mihja bëri me dije se 5 prej vajzave që ndodhen në reanimacion, shumë shpejt do të dalin në Tragjedia e HimarësHetimi për tragjedinë e Himarës Berisha: Rregulla të forta për transportin e nxënësve dhe studentëve Dashuria e ndërprerë në mes pavion, ndërsa një tjetër do të qëndrojë ende aty për kujdes disi më specifik.
Sequi vlerëson solidaritetin
Ambasadori Ettore Sequi vizitoi të mërkurën ambientet e Spitalit Ushtarak, ku ka parë nga afër gjendjen e studenteve të plagosura. Ambasadori vlerësoi trajtimin nga ekipi mjekësor që po u bëhet vajzave të reja, ndërsa vlerësoi të lënduarat, për forcën dhe kurajon për ta përballuar mirë situatën e krijuar.
Sequi vlerësoi edhe solidaritetin e treguar nga të gjithë në këto ditë tragjedie dhe pikërisht nga ky moment përfitoi për të lëshuar edhe një mesazh.
"Pashë solidaritet nga shqiptarët. Shoqëria shqiptare ka mundësi që të mblidhet bashkë dhe t'i bëjë ballë sfidave dhe problemeve. Kam besim që kjo do të vazhdojë edhe kur Shqipëria të përballet me sfida të tjera", tha Sequi.