E Diel, 1 Nëntor 2026

Mijëra faqe dëshmi e foto të masakrës së Dubravës

I mbijetuari i masakrës së Dubravës, Afrim Caka posedon mijëra faqe materiale dëshmi të krimeve të kryera nga policia serbe. Në fotografi, emra dhe dokumente evidentohet një numër i madh i paramilitarëve serbë, të cilët masakruan më shumë se 130 të burgosur shqiptarë, raporton KTV-ja. Pas nisjes së hetimeve nga EULEX-i për këtë masakër, Caka është intervistuar nga dy prokurorë për tri ditë rresht. Megjithëse ka dhënë dëshminë e tij, si ish-i burgosur, Caka thotë të jetë i dëshpëruar me mospërfshirjen e organeve të drejtësisë kosovare në hetimin e krimeve të luftës.

Por, Caka nuk është i vetmi person që ka shumë dokumente dhe fotografi të asaj që ngjau në burgun e Dubravës. Fotografi e dëshmi për krimet e paramilitarëve serbë posedon edhe Mimoza Shala, ish-pjesëtare e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Megjithatë, Shala nuk i beson shumë drejtësisë së EULEX-it. Ajo thekson se në këtë proces duhet të përfshihen aktivisht edhe institucionet kosovare./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›