Mijëra indianë në funeralin e politikanit anti-mysliman

Dhjetëra mijëra njerëz kanë mbushur rrugët e Mumbait për të ndjekur funeralin e politikanit nacionalist hindus, Bal Thackeray.
Raportet theksuan se rreth 20.000 policë ishin vendosur në qytet, për të garantuar sigurinë.
Thackeray, i cili ka vdekur të shtunën në moshën 86-vjeçare, ka themeluar partinë e krahut të djathtë Shiv Sen, më 1996, me synimin për të mbajtur emigrantët e Indisë Jugore jashtë shtetit Maharashtra dhe për të ndaluar përhapjen e Islamit.
Një hetim i qeverisë ka fajësuar Thackerayn për nxitje të dhunës kundër myslimanëve, gjatë trazirave në vitet 90-ta, në të cilat kanë humbur jetën mbi 1.000 njerëz.
Megjithatë, Thackaray nuk është gjykuar kurrë. Ai u ka bërë thirrje hindusve që të formojnë skuadra të sulmuesve vetëvrasës për të qëlluar myslimanët.