E Shtunë, 31 Tetor 2026

Momenti magjik i El Shaarawyt

Stephan El Shaarawy po kalon momente magjike të karrierës së tij. Sulmuesi italian ka realizuar dy gola në barazimin 2:2 ndaj Napolit të shtunën mbrëma, duke e ngritur në 10 numrin e golave të shënuar këtë sezon.

“Ishim të aftë ta rikthenim rezultatin, edhe pse nuk e meritonim të ishim në disavantazh, sepse krijuam raste dhe merituam edhe fitore në fund. Unë po e kaloj një moment të bukur dhe jam i lumtur për këtë”, deklaroi për Milan Channel sulmuesi me prejardhje egjiptiane, i cili në mesjave e shënoi golin e parë me përfaqësuesen e Italisë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›