E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mijëra qytetarë marshojnë kundër KEK-ut

Mijëra qyetatrë kanë marrë pjesë në marshin paqësor kundër fryerjes së faturave nga ana e KEK-ut. Marshi ka filluar nga ndërtesa e KEK-ut dhe ka vazhduar përgjatë qendrës së qytetit, deri te Qeveria e Kosovës.

Qyetetarët përpos që kanë shprehur paknaqësi ndaj fryerjes së faturave për muajin janar, ata kanë ngritur shqetësime edhe për dukuritë tjera negative në vend.

Disa prej parullave të protestës ishin:  “Me hajna nuk ka shtet”, “Me hajna nuk ka Europë”, “Hajnat në burg”, “Merr kredi për rrymë”, “Ndale hajninë, zhvilloje shtetin”.

Ndërkaq marshi nga një protestë kundër faturave të KEK-ut është kthyer në një reagim kundër mosfunksionalizimit institucional.

Protestuesve i’u është drejtuar edhe Ilir Deda nga institui KIPRED, i cili ka akuzuar Qeverinë për punësime familjare, derisa ka kërkuar dorëheqjen e disa prej ministrave të Qeverisë.

“Një student që kryen fakultetin nuk ka se ku të punësohet, një minator që ka kontribuar aq shumë për shtetin nuk ka të ardhura për ta mbajtur familjen, një luftëtar që ka luftuar për lirinë është anashkaluar, ndërkaq Qeveria e Kosovës ka punësuar familjarë të vet”, ka thënë Deda.

Pos tjerash, Deda ka kërkuar dorëheqjen e Ministrit të Punëve të Mbrendshme, Bajram Rexhepit, Ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj si dhe drejtorit të KEK-ut, Arben Gjukaj.
 

Mashi është organizuar nga Grupi i Qytetarëve të Organizuar, të cilëve iu janë bashkangjitur shumë organizata joqeveritare dhe studentore si dhe aktorja Arta Dobroshi dhe Ilir Deda nda Instituti KIPRED./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›