E Hënë, 9 Nëntor 2026

Mijëra qytetarë në protestën e opozitës, Berisha kalon mes protestuesve

Mijëra qytetarë i janë përgjigjur thirrjes së opozitës për një protestë kombëtare kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Tubimi vjen në një klimë tensioni politik, rritur edhe më tej nga afera korruptive e Belinda Balluku mbrojtur nga mazhoranca.

Pjesëmarrja e lartë lidhet me pakënaqësitë e qytetarëve për rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore dhe karburanteve, si dhe me akuzat për keqmenaxhim dhe korrupsion.

Opozita ka paralajmëruar se protestat do të vijojnë deri në arritjen e objektivave të saj politike, të cilat përfshijnë krijimin e kushteve për zgjedhje të lira dhe të ndershme, largimin e qeverisë Rama.m.k

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›