Mijera ushtare amerikane perfundojne si te pastrehe
Mijera ushtare amerikane jane kthyer nga sherbimi ne Irak dhe Afganistan dhe kane perfunduar ne Shtetet e Bashkuara ne mesin e te pastreheve. Organizatat qe i ndihmojne veteranet thone se shume prej tyre perfundojne neper rruge ose ne strehimore disa muaj pas perfundimit te sherbimit ushtarak.
Ish-rreshterja Q-Tara Henry ka sherbyer ne ushtrine amerikane per 11 vite pasi u regjistrua ne te vullnetarisht menjehere pas perfundimit te shkolles se mesme. Ajo ka kryer dy turne sherbimi ne Irak si specialiste e substancave kimike nje pune e cila perfshin gjetjen dhe largimin e substancave me permbajtje kimike biologjike dhe radiologjike. Ajo u be e pastrehe pas kthimit ne jeten civile dy vite me pare.
147Pasi hyra ne ushtri menjehere pas perfundimit te shkolles se mesme kthimi ne jeten civile 11-12 vite me vone eshte shokues. Nuk di ku te fillosh me jeten civile148 thote ajo.
Administrata e Veteraneve thote se nje ne kater njerezit e pastrehe ne Shtetet e Bashkuara eshte veteran megjithese veteranet perbejne vetem 11 per qind te numrit te popullsise ne Amerike. Shume veterane qe perfundojne sherbimin ushtarak perfshire Q-Tara Henry ballafaqohen me shifrat e larta te papunesise ne Shtetet e Bashkuara.